Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Shqipëria konfirmon 15 raste të reja më Covid-19
Autoritetet në Shqipëri kanë konfirmuar edhe 15 raste të reja të infektimeve me koronavirus, në 24 orët e fundit.
Kjo paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, kur pati vetëm një të infektuar.
Duke prezantuar raportin e orëve të fundit, përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Flutura Beqo deklaroi se prej tyre 13 janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Shkodër.
Ndërkohë në orët e fundit janë shëruar 16 persona.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në Shqipëri aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 57; Durrës 44; Krujë 33; Shkodër 15; Kamëz 10; Berat 10; Fier 3; Elbasan 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.