Carlos: Brenda 10 minutave e lash Interin për Real Madridin
Njëri prej anësorëve më të mirë të të gjitha kohërave në futboll, Roberto Carlos ka sqaruar se kishte vendosur brenda 10 minutave të ikte nga Interi për të kaluar te Rel Madrid.
Legjenda braziliane tha për mediat se në kohën kur kishte marrë vendimin për të kaluar në Madrid, edhe ashtu kishte disa mospajtime me Interin e Milanos rreth pozitës së tij, kështu që kalimi në Real Madrid, për të ishte zgjedhje përfekte.
Carlos kaloi në Seria A në Inter më 1995 nga Palmeiras, por në Milano kaloi vetëm një sezon dhe më pastaj u transferua në La Liga në Real Madrid, ku edhe arriti kulmin e karrierës së tij në futboll.
Roberto Carlos njohet si një prej mrojtësve më të mirë anësor të të gjitha kohërave si dhe njëri prej mrojtësve që në kohën e tij shënoi më së shumti gola.
Ndër shumë golat e bukur, vazhdimisht dallohet goli që i shënoi Francës në ndeshjen me Brazilin të zhvilluar me 3 korrik, 1997.
Në Real Madrid, Carlos kaloi 11 sezone duke luajtur 584 ndeshje dhe shënuar 71 goals. Me Real Madridin ai fitoi katër tituj kampioni në La Liga si dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve – UEFA Champions League.
Kurse me Brazilin mori pjesë në tre kampionate botërore dhe fitoi një titull kampioni më 2002.