Wednesday, June 29, 2022

Cikloni “Amfan” shkatërron qytetit Kolkata

Një ciklon i fuqishëm, i quajtur “Amfan” ka goditur dhe shkatërruar qytetin indian, Kolkata që shtrihet në lindje të Indisë dhe Bangladeshit. Mediat ndërkombëtare raportojnë për dhjetra të vdekur dhe shumë të lënduar. Ndërkaq dëmet materiale konsiderohen shumë të mëdha.

Më shumë se 14 milionë persona në Kolkata janë pa energji elektrike dhe komunikimet janë dëmtuar rëndë.

Ministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee ka thënë se shkatërrimi ka qenë “katastrofë më e madhe sesa sëmundja Covid-19”, që shkakton koronavirusi.

Kolkota është kryeqytet i shtetit të Bengalit Perëndimor, që ka regjistruar 3,103 raste të prekura me këtë virus.

Aeroporti i shkatërruar

“Zonë pas zone është shkatërruar. Unë kam përjetuar një situatë të gjendjes së luftës sot”, ka thënë Banerjee për agjencinë e lajmeve indiane, Press Trust.

- Advertisment -

Lexoni