Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Italia përgatitet t’i hapë kufijtë
Italia, një nga destinacionet më të goditura nga pandemia, me një bllokim total që prej marsit, është gati të hapë kufijtë.
Qeveria italiane njoftoi se udhëtaret e BE-së do të lejohen të hyjnë pa qenë nevoja të qëndrojnë në karantinë nga 3 qershori. “Ne po përballemi me një rrezik të llogaritur dhe presim që kurba të rritet përsëri,” tha kryeministri Giuseppe Conte. “Ne duhet ta pranojmë atë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje të fillojmë sërish.”

Italia do të vendosë disa kufizime për udhëtarët jashtë zonës Schengen. Udhëtarëve më parë u kërkohej të qëndronin në karantinë për 2 javë, ndërsa pas 3 qershorit një rregull i tillë do të hiqet. Masat e reja janë një hap i madh për të rifilluar ekonominë pas më shumë se dy muaj bllokimi.
Dalja nga izolimi është planifikuar me faza; dyqanet, kafenetë, restorantet dhe baret u hapën më 18 maj dhe të tjera aktivitete do të rihapen gjatë muajit/anabelmagazine/