Thursday, May 26, 2022

Pse UFO-t i “shohim” si pjata e alienët të gjelbër?

Të gjithë ata që pëlqejnë qoftë filma apo libra fantastiko-shkencor, shpesh hasin në vepra që trajtojnë ekzistencën e qenieve jashtëtokësore. Ju mund t’i hasni me emrat si UFO apo aleinë, ato qenia që mendohet se vijnë nga gjithësia, planetet apo galaktikat tjera dhe nuk i përkasin tokës.

UFO-t janë inicialet e fjalëve në anglisht “Unidentified Flying Object” që do të thotë “Objekt Fluturues i Paidentifikuar”.

Alienët janë qenie, ose në mënyrë homologë, banorët e hapësirës që mendohet se jetojnë në sistemin tonë diellor ose galaktika të tjera.

Mendohet se ekzistojnë disa lloje alienësh, por më të njohurit janë ata me ngjyrë të gjelbër, të cilët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal dhe pa qime në lëkurë.

Koka e gjelbër e alienëve është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima. Të paktën, kështu janë prezantuar nëpër libra e flima si dhe nga ata njerëz që thonë se kanë hasur në këso qenie jashtëtokësore.

Çdo vit janë disa mijëra raportime për shfaqje të UFO-ve. Vendet ku deri më tani janë raportuar shfaqje apo paraqitje të UFO-ve janë SHBA-ja, Rusia, Franca, Belgjika, Argjentina, Australia, Anglia, por edhe vende tjera. 

Shkencëtarët mendojnë se ekzistojnë banorë në një planet tjetër, të cilët ose janë shumë më të zhvilluar sesa njerëzit në tokë ose e kundërta, janë më primitiv. Përderisa supozohet se UFO kanë mbërri në afërsi të tokës, pasi që janë raportuar raste, nëse ky fakt merret si i vërtetë, atëherë alienët do të duhej të ishin më të përparuar sesa njerëzit kur është në pyetje teknologjia dhe udhëtimi në hapësirë.  

- Advertisment -

Lexoni