Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Sot një rast me Covid-19 në Kosovë
Vetëm një rast pozitiv me koronavirusin e ri është regjistruar sot në Kosovë, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Gjithsej janë testuar 145 mostra dhe rasti pozitiv u tha se është nga komuna e Vushtrisë.
Deri më tani, në Kosovë janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.136.795 raste të COVID-19 dhe 331.496 raste të vdekjes.