Saturday, January 22, 2022

A do të përfundojnë në gjykatë Kurti e Thaçi për “Gardën Vullnetare Shqiptare”?

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të intervistojë presidentin Hashim Thaçi si dëshmitar.

Kurti ka folur të premten në lidhje me kërcënimin që iu bë përmes Facebookut nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, e për të cilin Thaçi tha se ka informacione se është “vepër” e vetë kryeministrit në detyrë, përcjell KP-ja.

“Presidenti meqë ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla, ai duhet t’i ndihmojë institucionet e drejtësisë të zbardhin këtë kërcënim ndaj meje”, tha Kurti të premten, pasi bëri homazhe në 21-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

Kurti shtoi se Thaçi është i frustruar dhe në panik.

“Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, tha ai.

Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë vizitës në Burgun e Dubravës në shënimin e 21-vjetorit të masakrës.

Kurti ka theksuar se me hyrjen në fuqi të ndryshimit për gjykim në mungesë për krimet e luftës, prokurorët e kësaj çështje kanë mundësi dhe detyrë të merren me masakrën e Dubravës.

Ai shtoi se masakra e Dubravës duhet që sa më parë të trajtohet nga Prokuroria Speciale/koha.net/.

- Advertisment -

Lexoni