Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Ju nuk do të mund t’i shqiptoni dot emrat e këtyre vendeve
Nëse rastësisht do të vizitonit një vendbanim në Australi me emrin Mamungkukumpurangkuntjunya Hill, do ta keni shumë vështirë që kur të ktheheni në vendlindje, t’u tregoni miqve tuaj se ku në fakt keni qenë.
Mamungkukumpurangkuntjunya Hill është emër i një vendbanimi në Australi. Banorët e këtij vendi, duhet të jenë shumë të durueshëm që vet ta mësojnë përmendesh shqiptimin e emrit të vendit të tyre të lindjes. Por, ata nuk janë të vetmit, pasi që ka edhe më keq dhe këtë e dinë më së miri banorët nga Liqeni Chargoggagoggman-chauggagoggchaubunagungamaugg në Massachusetts të SHBA-së dhe Tweebuffelsmeteen-skootmorsdoodgeskietfontein në Afrikën e Jugut.

Megjithatë, ka një tjetër emër i një vendbanimi në Zelandën e Re që u nxjerr telashe banorëve, vizitorëve e pse jo edhe postierëve, nëse duhet të shënojnë këtë adresë me emrin – Taumatawhakatangihanga-koauauotamateaturipukakapikimaung-ahoronukupokaiwhenuakitanatahu. Me 85 shkronja, ky është emri i vendit më të gjatë në botë.