Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Në Infektivë 9 pacientë të shtrirë me Covid-19
Nga 19 pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive, 9 prej tyre janë të sëmurë me Covid- 19.
Nga këta pacientë, 5 prej tyre janë në gjendje stabile, 1 pacient është më gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar. Sipas njoftimit nga Klinika Infektive 2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik. Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.
Deri më tani, në Kosovë janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.