Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Orë policore për Bajram në Maqedoninë Veriore
Kryeministri teknik Oliver Spasovski, në rrjetin e tij social Facebook publikoi se gjatë këtij vikendi do të ndalohet lëvizja e lirë e të gjithë qytetarëve duke filluar të dielën nga ora 11 deri të martën në ora 5 të mengjesit.
Duke ndjekur situatën aktuale me Covid-19 si dhe rekoamandimet e Komisonit për Sëmundje Infektive, në seancën e sotme qeveritare sollëm vendim për rritjen e masave restriktive për lëvizjen e qytetarëve gjatë vikendit të zgjatur festiv, deklaroi Spasovski.
Sa i përket ditës së shtunë, ora policore do të vazhdojë me orar të njëjtë, gjegjësisht do të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ditën e nesërme.