Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Shpenzoi 100 euro, por fitoi pikturën me vlerë 1 milion euro
Për Krishtlindje, djali i Claudia Borgogno-s, një llogaritare italiane, i bëri dhuratë të ëmës një biletë me vlerë 100 euro, e cila i jepte mundësinë që të fitonte një pikturë të Pablo Picasso-s.
51,140 bileta u shitën për ngjarjen e madhe, të ardhurat e të cilave do të shkojnë për të siguruar ujë për fshatrat në Madagaskar dhe Kamerun. Biletat u shitën në më shumë se 100 vende të botës, ku pjesa më e madhe e blerësve qenë prej Francës, Shteteve të Bashkuara, Zvicrës dhe Italisë. Përzgjedhja e biletës fituese u bë me një program që zgjedh një numër rastësor.

Organizatorët e vlerësojnë pikturën “Nature Morte” me vlerë 1 milion euro dhe është më e vogla nga 300 veprat e Picasso-s që zotëron David Nahmad, koleksionist arti.
Claudia Borgogno u shpreh se e adhuron Picasso-n dhe fakti që do të jetë në gjendje të mbajë në shtëpi një pikturë të tij është fantastike. Djali i saj, Lorenzo Naso, tha se “ishte vendimi më i mirë i jetës së tij”.
“Kur mbërrita në shtëpi dhe i thashë që kishte fituar, më tha vetëm: Të lutem, mos bëj shaka,” tregoi ai.