Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Besimtarët në Maqedoninë e Veriut falin me maska Fitër Bajramin
Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut falën sot Namazin e Fitër Bajramit në një formë të veçantë, për shkak të masave mbrojtëse kundër koronavirusit. Besimtarët kishin të vendosur në fytyrë maska dhe u detyruan që të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.
Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, tha se pandemia ka bërë që Bajrami i sivjetmë të jetë më i ndryshëm dhe sipas tij, qytetarët duhet ta kremtojnë këtë festë në përputhje me rregullat e vendosura për kujdesin ndaj shëndetit, transmeton REL.
“Është e rëndësishme të potencojmë dhe të porosisim të gjithë besimtarët që në këtë Bajram të jenë shumë të vëmendshëm në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe njëherësh të kryejnë bazën e fesë që ka të bëjë edhe me aspektin shpirtëror, afërsisë mes njerëzve edhe pse këtë vit nuk do të mund t’ua shtrijmë dorën të afërmve, por ne mund t’ua shtrimë zemrën”, thotë myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.

Ai thekson se namazi i Fitër Bajramit ka karakter kolektiv dhe si i tillë nuk mund të falet në shtëpi dhe pa praninë e një imami, duke mohuar se falja e përbashkët e namazit të Bajramit do të vë në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lejuar faljen e Bajramit në xhami, pasi paraprakisht Bashkësia Fetare Islame kishte miratuar një vendim që falja e namazit të Bajramit të bëhet nën masa të veçanta, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit.
Edhe pse është lejuar falja e namazit të Bajramit, Maqedonia e Veriut hyn në izolim të dielën prej orës 11:00 deri të martën në ora 5:00.
Koronavirusi ndryshoi këtë vit edhe traditën e faljes së namazit të teravive gjatë Muajit të Ramazanit. Qytetarët nuk u lejuan që të marrin pjesë në këtë namaz për shkak të orës policore dhe për shkak se xhamitë ishin të mbyllura për më shumë se një muaj.
Pasi u rihapën xhamitë, besimtarët në Maqedoninë e Veriut u lejuan që të falnin dy namaze, atë të drekës dhe iqindisë, duke respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.