
Nga qershori rikthehet edhe La Liga
Pas Bundesligës, edhe La Liga spanjolle pritet të vazhdojë garat pas masave ndaluese që u ndërmorën për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka konfirmuar vazhdimin e kampionatit La Liga nga data 8 qershor. Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media.

Ai ka shprehur bindjen e tij se “më e keqja është pas nesh” pas vdekjeve nga COVID-19, duke thënë se “La Liga mund të fillojë përsëri nga 8 qershori”.
“Topi do të rrokulliset me të gjitha kushtet e nevojshme shëndetësore dhe të sigurisë”, tha ai.
Megjithatë, para se të rinis gara në La Liga më 8 qershor, autoritetet kanë paralajmëruar se do të ketë edhe një rishikim të situatës nëse gjithçka konsiderohet në rregull që të vazhdojë loja e futbollit në Spanjë.