
Regjistrohen edhe 7 raste me Covid-19 nga 3 komuna të Kosovës
Edhe 7 raste të reja janë regjistruar me infeksionin Covid-19 në Kosovë. Nga 306 mostra të marra nga Klinika Infektive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 7 dolën pozitive, prej tyre 3 nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), po ashtu 3 raste edhe nga komuna e Vushtrrisë si dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.
Ndërkohë, 3 pacientë janë shëruar, duke rrumbullakuar në total numrin prej 785 raste të personave të shëruar.
Deri më sot, në Kosovë janë testuar gjithsej 13.124 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
