Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Të kthyerit nga Londra nuk u karantinuan – vetizolohen në shtëpi
Zbutja e masave anti-koronavirus i ka “shpëtuar” nga karantinimi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë 138 qytetarë të Kosovës të kthyer sot nga Londra. Ata kanë qëndruar muajt e fundit në Angli, Irlandë dhe Kanada.
Kthimin e tyre e ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Londër me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftim.
Për dallim nga të kthyerit e mëparshëm nga shtetet tjera, ky grup i të kosovarëve nuk do të futet në karantinën e improvizuar në Qendrën e Studentëve. Ata do të vetizolohen në shtëpi.
Në bazë të vendimeve të mëhershme, të kthyerit në Kosovë kryesisht janë vendosur në karantinë në kohëzgjatje prej 14 ditëve. Qëndrimi në izolim mbetet detyrim sërish, por tani kjo periudhë kohore mund të kalohet edhe me vetizolim në shtëpi.