Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Paralajmërohet tërheqja e Richard Grenell nga pozita e ambasadorit në Berlin
I dërguari i posaçëm për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pritet të tërhiqet nga pozita e ambasadorit amerikan në Berlin të Gjermanisë.
Mediat gjermane raportojnë se Grenell pritet të tërhiqet brenda pak javësh dhe të kthehet në Uashington.
Agjencia DPA njofton se Grenell do të tërhiqet shumë shpejt në mënyrë që të jetë afër presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 3 nëntor.
Pritet që Grenell të zëvendësohet nga Robin Quinville, që ka qenë zëvendëse e tij në detyrën e ambasadorit në Berlin.
Kohë më parë, ai ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës amerikane. Por, së fundit, Senati amerikane konfirmoi kongresistin John Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës.
Richard Grenell tashmë është një personalitet i njohur edhe në Kosovë për shkak të dinamikës që i dha procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.