Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Shqipëria hapë kufirin me Kosovën nga 1 qershori
Shqipëria do të hapë kufirin me Kosovën dhe vendet fqinje nga 1 qershori. Lajmin e ka konfirmuar vet kryeministri Edi Rama përmes një video mesazhi në Facebook ku ai ka prezantuar zbutjen e masave anti-Covid-19.
Rama tha se nga 1 qershori hapen kufijtë tokësor me të gjitha vendet fqinje, por jo edhe plazhet. Plazhet, theksoi ai, do të hapen vetëm për hotelet që presin turistë. Por, jo shumë larg asaj date, më 10 qershor, Rama konfirmoi se plazhet e Shqipërisë do të hapen për këdo, në të gjithë vendin.
Ndër masat tjera që do të zbatohen nga 1 qershori, ai veçoi edhe rihapjen e transportit publik në të gjithë Shqipërinë.
Sidoqoftë, ai kërkoi nga të gjithë që të sillen edhe më tutje sipas rregullave, duke mbajtur distancën dhe shmangur grumbullimet në mënyrë që të shmangen edhe infektimet me koronavirus.
Shqipëria, sikurse edhe shtetet tjera ka mbyllur kufijtë që nga paraqitja e rasteve të para të infeksioneve me Covid-19, si masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.