Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog- Nga Ekrem Spahiu
30 vjet nga loja që i mësoi njerëzit ta përdorin mausin
Microsoft Solitaire, është loja që i mësoi njerëzit të përdorin mausin (miun). Kjo lojë, ka mbushur 30 vjet të ekzistimit. Ajo startoi në vitin 1990 me sistemin e atëhershëm Windows 3.0. Por, ende luhet nga 35 milionë njerëz në 200 vende të botës dhe 60 gjuhë të ndryshme.
Windows 3.0 ishte versioni i parë popullor i Windows dhe u shit në 10 milionë kopje. Atë kohë njerëzit ishin mësuar të punonin me kompjuterë bazuar në text DOS dhe nuk kishin përdorur kurrë një mausi.
Solitaire ishte loja që u mësoi njerëzve mausin në një mënyrë zbavitëse. Madje kishte një modalitet “boss” me të cilin mund të krijoni një dokument të rremë ndërsa shefi juaj kalonte pranë kompjuterit.