Wednesday, January 19, 2022

Bëjeni vet: Dalgona Kafe

Dalgona Kafe është zgjidhje ideale për ata që duan t’i shijojnë llojet e ndryshme të kafesë. Me këtë recetë, ju do të krijoni kafe kremoze dhe shumë të shijshme. Origjina e Dalgona Kafe është nga Koreja e Jugut.

Për përgatitjen e saj fillimisht do t’ju nevojiten vetëm tre përbërës: kafe, sheqer dhe ujë. Ndërkaq para se ta servoni, ju nevojitet edhe pak qumësht dhe akull. 

Dalgona u popullarizua në mes të marsit, fillimisht në SHBA dhe më pas u përhap kudo. Teksa njerëzit qëndrojnë në shtëpi dhe përgatisin vetë kafenë, zgjodhën edhe të eksperimentojnë pak.

Përbërësit dhe përgatitja: Dy lugë kafe, dy apo një lugë sheqer (varësisht si ju e dëshironi) dhe dy lugë ujë. Këta përbërës i përzieni mirë e mirë dhe mund ta përdorni edhe mikserin.

Në fund, e merrni një gote, e mbushni deri në gjysmë me qumësht dhe në të hidhni 2-3 kube akulli.

Pasi keni arritur në këtë pikë, mbi qumësht e hedhni masën kremoze që keni fituar nga përzierja e kafës, sheqerit dhe ujit. E përzieni mirë dhe e pini. Sipas dëshirës, mund t’i hidhni sipër edhe çokolatë në formë të lëngshme.

Ndiqeni këtë video dhe do t’ju ndihmojë si ta bëni vet.

- Advertisment -

Lexoni