Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Një i vdekur dhe gjashtë raste pozitive me Covid-19
Një pacient i infektuar me Covid-19 ka vdekur, ndërkohë që janë shënuar edhe 6 raste pozitive të infektimeve me virusin e ri. Ky ishte bilanci i sotëm i konfirmuar nga autoritetet e shëndetësisë në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot pasdite në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient 59 vjeçar nga Prizreni, i diagnostikuar me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 30 raste të vdekjeve.
Gjashtë raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në njoftim thuhet se janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë nga komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).
Ndërkohë, edhe dy pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin në 791 persona të shëruar.
Deri më tani, në Kosovë janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.