Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Për Serbinë, reciprociteti edhe më i keq se taksa
Kosova dhe Serbia janë shumë larg rivendosjes së dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje finale, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq.
Sipas tij, Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun, por kërkoi që paraprakisht, autoritetet e Kosovës të heqin, jo vetëm tarifat doganore, por edhe reciprocitetin, masë të cilën e ka vendosur qeveria Kurti nga data 1 prill.
“Ata kanë hequr taksat, por vendosën masa reciproke, që është edhe më keq sesa taksat. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet duhet ta përmbajnë Republikën e Kosovës, që nuk ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjes. Se për çfarë lëvizje dëshmon gjithashtu fakti se i dërguari special i SHBA Richard Grenell kërkon heqjen e masave të ndërsjella“, tha Daçiq për mediat serbe.
Sa i përket dialogut dhe idesë së shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, e përfolur shumë viteve të fundit, Daçiq tha se fillimisht Prishtina duhet të vendosë se kush e përfaqëson në bisedime.

“Së pari, le të bien dakord se me kë të bisedojmë nga Prishtina”, tha Daçiq.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka mbetur i bllokuar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e atëhershme e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj vendosi tarifën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia.
Ky dialog nuk u zhbllokua as pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti, e cila tarifën e transformoi në reciprocitet ndaj Serbisë.
Krahas mospajtimeve mes palëve në dialog, përkatësisht Kosovës dhe Serbisë, edhe faktori ndërkombëtar nuk është i qartë, nëse dialogu do të ndërmjetësohet nga SHBA-ja, nga BE-ja apo nga të dyja bashkë.