Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Policia ndalon 16 persona për mosrespektim të masave
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka ndaluar apo arrestuar 16 persona për shkak të mosrespektimit të masave të qeverisë.
Bëhet fjalë për mosrespektimin e masave anti-koronavirus të cilat qeveria i ka vendosur mbi bazën e rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se vetëm të hënën janë ndaluar apo arrestuar 16 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Siç bën të ditur policia, në pjesën jugore të Mitrovicës është numri më i madh i të ndaluarve, përkatësisht të arrestuarve.