Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Samsung ndërton fabrikën 8 miliardë dollarëshe
Samsung ka njoftuar se do të ndërtojë një fabrikë në vlerë prej 8 miliardë dollarëve. Gjiganti i elektronikës Samsung me këtë projekt synon të revolucionarizojë industrinë cloud. Aty do të prodhohen çipe që do të shkojnë në vlerë deri në 8 miliardë dollarë.
Siç raporton Financial Times, gjigani korean do të prodhojë procesorë të performancës së lartë për kompani si Intel të cilët mund të përballojnë ngarkesat e inteligjencës artificiale dhe shërbimeve cloud.
Procesorët në këtë fabrikë do të prodhohen mbi arkitekturën 5-nanometër dhe standardin EUV (Extreme Ultraviolet Lithography), një proces i cili kërkon makineri të kushtueshme.

Sipas projeksioneve aktuale, ndërtimi i fabrikës do të finalizohet në vitin, 2021.
Krahasuar me standard 7-nanometër, Samsung thotë se teknologjia 5-nanometër ofron 20% reduktim të konsumit të energjisë dhe 25% rritje të efikasitetit. Këto faktorë do të adresojnë shqetësimet kryesore të industrisë cloud sot si performanca dhe kostoja operacionale.