Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Thaçi thotë se Kurti po e mbanë të uzurpuar zyrën e kryeministrit
Albin Kurti e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit të Kosovës, thotë presidenti Hashim Thaçi. Sipas tij, Kurti, po e mbanë këtë pozitë me gjithë faktin se ka shkelur dy herë kushtetutën. Si i tillë, Kurti sipas Thaçit, po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.
Këto komente, Thaçi i bëri gjatë vizitës që i bëri burgut të Dubravës, ku para 21 vjetëve pati ndodhur një krim i madh i kryer nga forcat policore të Serbisë ndaj të burgosurve shqiptarë.
“Për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare”, tha Thaçi.
Presidenti tha se vendimet e gjykatave duhet të respektohen pavarësisht nëse ato na pëlqejnë apo jo.
“Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta”, theksoi ai.
Vizita e Thaçit në burgun e Dubravës u realizua në kujtesë të një prej masakrave më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Milosheviqit.
Sipas të dhënave, brenda burgut ishin vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Kjo masakër është kryer prej datës 19 deri më 24 maj 1999. Autoritetet serbe nuk kanë raportuar ndonjë rast gjykimi për këto krime.