Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Dy pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë
Aktualisht janë 9 persona të infektuar me Covid-19 që po trajtohen në Klinikën Infektive. Sipas një njoftimi nga kjo klinikë thuhet se 5 raste janë në gjendje stabile, dy raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive kurse në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.
Në Kosovë, ende janë aktive 216 raste, por vetëm 9 pre tyre janë duke u trajtuar në spital. Që nga 13 marsi, kur është paraqitur rasti i parë, me Covid-19 janë infektuar 1038 persona.
Kurse 30 raste, janë regjistruar si vdekje nga kjo sëmundje, edhe pse të njëjtit pacientë kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.