Përditësimi i filmit në komunitet nga krijuesi Dan Harmon zbulon se çfarë dëshiron të ndryshojë

Kurti bisedon me Gjukanoviqin – Dialogu udhëhiqet nga BE-ja dhe SHBA-ja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar një një bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Menaxhimi i situatës me pandeminë e koronavirusit, sipas një njoftimi për media, ishte tema kryesore e bisedës, ndonëse nuk është lënë anas as çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri në detyrë Kurti ka thënë se ai është për një dialog të përgatitur mirë e me parime dhe jo për një zgjidhje të shpejtë. Kurse sa i përket udhëheqjes apo ndërmjetësimit, Kurti ka pohuar se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të jenë të përfshira, ngase ato nuk mund të zëvendësohen apo ta përjashtojnë njëra tjetrën. Qëndrimi i Kurtit vjen në ditën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se i beson vetëm SHBA-së në krye të dialogut me Serbinë, duke e mohuar rolin e ndërmjetësit evropian, Miroslav Lajçak në pozitën e të dërguarit të BE-së.
Kurse presidenti Gjukanioviq, citohet të ketë deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë është një nga faktorët kyç për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij në BE.
Sipas komunikatës, edhe Gjukanoviq u pajtua se nuk ka zëvendësim për BE-në dhe SHBA-në në rajon dhe e siguroi kryeministrin në detyrë Kurti se Mali i Zi do të jetë gjithmonë fqinj i sinqertë dhe do të bashkëpunojë ngushtë me shtetin e Kosovës.
Sa i përket pandemisë, në komunikatë thuhet se Kurti e njoftoi Gjukanoviqin për angazhimet në Kosovë, duke theksuar rënien e infektimeve të reja dhe numrin e vogël të viktimave.

Nga ana e tij, Gjukanoviq e njoftoi Kurtin se Mali i Zi aktualisht nuk ka asnjë të infektuar më me COVID-19 dhe zyrtarisht e ka përfunduar pandeminë.
“E gjithë puna e Qeverisë është e koncentruar në rihapjen e hotelerisë dhe funksionalizimin e turizmit, për t’i sanuar sa më shpejtë vështirësitë e krijuara ekonomike”, tha Gjukanoviq, vendi i të cilit vizitohet shumë nga kosovarët, sidomos zona bregdetare.