Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Maskë për fytyrë në kushte shtëpie
Në këto ditë kur qëndrojmë më gjatë në shtëpi se zakonisht kemi mundësi që t’i kushtojmë më shumë vëmendje fytyrës dhe të kujdesemi për lëkurën tonë. Këtë mund ta bëjmë duke përzier disa produkte të thjeshta që mund të gjenden në kuzhinën e secilit prej nesh.
Maskë me jogurt dhe turmerik (shafran i Indisë)
Turmeriku njihet si një anti-inflamator i cili mund t’iu ndihmojë me problemet e lëkurës, duke larguar skuqjet dhe irritimet. Po ashtu turmeriku është zbardhues dhe ndihmon në rregullimin e pigmentit të lëkurës.

Përbërësit:
1 lugë e mesme turmerik
1 lugë e mesme mjaltë
1 lugë e mesme jogurt grek ose jogurt të thjeshtë
1 lugë uthull molle (mund të shtohet sipas dëshirës, nuk është e domosdomshme)
Mënyra e përgatitjes:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe aplikojeni maskën në fytyrë të pastër dhe të thatë. Mbajeni për 20 minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.