Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Shaqiri në planet e Newcastle
“Daily Mail” shkruan se klubi Newcastle,e ka shënjestruar yllin kosovar të Zvicrës dhe Liverpulit, Xherdan Shaqirin në kuadër të lojtarëve që planifikon t’i transferojë gjatë kësaj vere. Shaqiri, nuk ka arritur të sigurojë sezonin e fundit një vend në ekipin startues të Liverpulit, kështu që transferimi i tij është i pritshëm.
Sezoni aktual rezultoi i komplikuar për futbollistin nga Gjilani, i cili është aktivizuar te “The Reds” vetëm në 10 ndeshje. Paraprakisht, edhe Roma dhe Sevilla kishin shprehur interesimin e tyre për Shaqirin.

Shaqiri, i cili i kushtoi Liverpool 13.5 milionë stërlina, ka edhe tri vite kontratë, por ai pritet të jetë në merkato, pasi Liverpool nënshkroi me Takumi Minamino në janar nga Red Bull Salzburg.
Shaqiri, ka kaluar një përvojë me ekipe të mëdha të futbollit evropian, si Bayern Munchen, Inter dhe Liverpul.