U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Ushqimet që duhet t’i provoni nëse i vizitoni këto vende
Gjatë udhëtimeve nëpër vende të ndryshme të botës, ushqimi përbën një pjesë shumë të rëndësishme. Përmes ushqimit, ne mund të njofim më tepër edhe kulturën vendëse dhe mënyrën e jetesës në pjesë të ndryshme të botës. Eksperiencën tuaj të udhëtimit mund ta pasuroni duke provuar ushqimet e rrugës kudo që udhëtoni. Ushqimet e rrugës konsiderohen të jenë ndër ushqmiet më të shijshme, të cilat mund të shijohen gjatë udhëtimit në vende të ndryshme të botës, të cilat kanë edhe çmime të arsyeshme. Këto janë disa prej ushqimeve më të famshme të rrugës në botë.

Tacos, Meksikë
Meksika është e njohur në gjithë botën për tacos (takos). Tacos mund të përgatiten në forma të ndryshme me tortilla nga misri apo gruri e cila mbushet me mish pule, derri, viçi, fruta deti apo ushqime vegjetariane. Asaj i shtohen edhe domate, spec, qepë, avokado, salcë e të tjera. Tacos nuk konsumohen vetëm në Meksikë, por janë të popullarizuara dhe shumë të pëlqyera edhe në vende tjera të botës.

Waffle, Belgjikë
Për të gjithë adhuruesit e ushqimeve të ëmbla, waffle belg është zgjedhja e duhur. Waffle belg shpesh konsumohet pa i shtuar përbërës të tjerë, sepse vetë brumi nga i cili përgatitet është i ëmbël. Megjithatë mund të shoqërohet me çokollatë, shurup, sheqer pluhur e fruta të freskëta.

Crepe, Francë
Krepat kanë origjinën në Francë, megjithëse janë të njohura edhe në vendet e tjera evropiane, Afrikën veriore dhe SHBA. Krepat janë ushqim i famshëm për mëngjes. Ato mund të përgatiten të ëmbla apo të njelmëta. Krepat e ëmbla shoqërohen me çokollatë, sheqer pluhur, fruta të freskëta apo krema të tjerë të ëmbël. Ndërsa ato të njelmëta shoqërohen me vezë, djath e kërpudha.

Gelato, Itali
Gelato është akullore e famshme italiane që ndryshon nga akulloret e zakonshme. E bërë nga qumështi, kremi dhe sheqeri, gelato merr shije të veçantë nga arrat, lajthitë, bajamet dhe frutat e shumëllojshme. Gelato është më pak kalorike se akulloret tradicionale. Sipas ligjit italian, ajo duhet të përgatitet nga 3.5 përqind gjalpë (në krahasim me 10 përqind gjalpë të diktuar për akullore me ligjin Amerikan).

Gyro, Greqi
Gyro është ushqim i njohur grek që përgatitet me mish qingji, pule apo derri të mbështjellur në një petë të gatur e njohur me emrin pita. Gyro-s zakonisht i shtohen edhe domate, qepë, salcë, patate të skuqura dhe mëlmesa të ndryshme.

Hot Dog, SHBA
Hot Dog është ushqim tipik i kulturës amerikane dhe shumë i popullarizuar në rrugët e SHBA-së, sidomos në Chicago, Detroit dhe New York. Hot Dog përgatitet duke vendosur një salsiçe e të pjekur në mes të bukës të cilës mund t’i shtohet salcë domatesh, mustard, qepë, djathë, salcë chilli (djegës) apo përbërës të tjerë varësisht nga shija.

Ramen, Japoni
Ramen është specialitet japonez, edhe pse shumë e cilësojnë atë si ushqim kinez. Ramen është shumë i popullarizuar në Japoni ku thuajse secili qytet na recetën e vet të veçantë të përgatitjes së tij. Ramen përgatitet në formën e një supe me një brum të veçantë në formë të zgjatur, me mish peshku apo tjetër, vaj soje, vezë të ziera, copëza mishi të derrit apo rosës, alga deti të thara ose përbërës të tjerë në bazë të recetës që përdoret.

Bubble Tea, Taivan
Bubble Tea është një eksperiencë në vete. I quajtur ndryshe edhe Boba Tea, kjo pije daton nga viti 1980 dhe ka origjinën nga Taichung, Taiwan. Bubble Tea e bëjnë të veçantë flluskat e vogla në formë topthash, që mund të duken të çuditmëshe në fillim. Ato janë plotësisht të ushqyeshme. Bubble Tea varijon nga një çaj klasik me qumësht, deri tek shijet e reja me fruta tropikale, sidomos me mango që janë shumë të pëlqyeshme në Taivan.

Simit Bread, Turqi
Bukët simite shiten në karroca rrugëve të Turqisë dhe kryesisht konsumohen për mëngjes. Të pjekura në një formë të unazave të madhe dhe të mbuluar me farat e susamit, ato janë të përsosura kur shoqërohen me një filxhan çaji turk.

Churros, Spanjë
Churros janë brumëra në formë të shkopinjëve të ëmbël të mbështjellë me sheqer, kanellë ose të zhytur në çokollatë të nxehtë. Ato janë veçanërisht të popullarizuar si një ushqim i lehtë natën vonë në Madrid, ku Chocolatería San Ginés e famshme i shërben ato 24 orë në ditë.