Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Vetëvendosje kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë më 14 qershor
Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar kërkesën dhe propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë, me datën 14.06.2020.
Kërkesën e ka parashtruar kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Bajram Ajeti.
“Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaçërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me Covid-19 mbi një muaj”, thuhet në kërkesë.
Tani, Vetëvendosje vlerëson se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet.
“Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet. Ne sot dorëzuam propozimin tonë dhe presim që KQZ-ja në koordinim me institucionet shëndetësore të caktojnë datën e zgjedhjeve”, theksohet në kërkesë.