Wednesday, January 26, 2022

Ballkan– A do të kërkohet testi për koronavirus për të kaluar kufirin?

Nga 1 qershori, vendet e rajonit të Ballkanit pritet t’i hapin kufijtë e tyre sipas protokolleve, përmes së cilave do të ketë udhëzime se si mund të kalohet kufiri dhe mbi bazën e cilave kushte.

Në këtë aspekt, vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë hartuar ende protokolle ndonëse pritet t’i hapin kufijtë brenda pak ditëve.

Një nga kërkesat e disa vendeve evropiane ishte që personave t’u mundësohet kalimi i kufirit nëse paraprakisht kanë kryer testin për koronavirus. Ky test, nuk mund të jetë më i vjetër se katër ditë. Por, në Ballkan, deri më tani, një test i tillë nuk është kërkuar si obligim për qytetarët.

Kosova nuk ka marrë ende një vendim konkret për hapjen e kufijve, por përmenden datat 1 dhe 10 qershor.

Shqipëria ka vendosur për hapjen e kufijve më 1 qershor, kurse turistët do të jenë në gjendje të shkojnë në plazhe më 10 qershor.

Serbia tashmë ka hapur kufijtë e saj, por duke ndryshuar kushtet. Tani nuk ka nevojë për test të koronës ose leje speciale për të hyrje në vendin e tyre.

Mali i Zi gjithashtu ka vendosur t’i hapë kufijtë, por vetëm për disa vende që plotësojnë kriteret, respektivisht të kenë 25 të infektuar në 100.000 banorë. Shtetasit e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë nuk janë në listën e Malit të Zi për hyrje në vendin e tyre.

Ndryshe, pothuajse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do t’i hapin kufijtë e tyre më 15 qershor, me rekomandim të Komisionit Evropian.

- Advertisment -

Lexoni