Wednesday, June 29, 2022

Dy raste me Covid-19 në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar tetë pacientë të infektuar me koronavirus. Prej tyre 2 raste, thuhet se janë në gjendje kritike. Sipas njoftimit për media të Klinikës Infektive, thuhet se 4 raste janë në gjendje stabile, 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive kurse 2 raste tjera janë në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Të martën u regjistruan edhe nëntë raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Nga 13 marsi, kur në Kosovë u shënua rasti i parë me koronavirus e deri më sot, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 1.047 raste. Raste me vdekje janë regjistruar gjithsej 30, edhe pse thuhet se këta persona kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

- Advertisment -

Lexoni