Wednesday, January 26, 2022

Efektet e pandemisë – Boeing mbyll mbi 12 mijë vende të punës

Kriza që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit ka ndikuar në punën dhe mbijetesën e shumë kompanive.

Boeing, një kompani e madhe amerikane për prodhimin e aeroplanëve ka konfirmuar se po planifikon mbylljen e më shumë se 12,000 vendeve të punës në SHBA. 

Kjo kompani, nga muaji prill ka nisur me shkurtimet prej 10% të fuqisë punëtore, proces ky që do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Deri te ky vendim erdhi pasi që ka rënë dukshëm kërkesa për fluturime gjatë pandemisë, për shkak të mbylljes së kufijve ajror e tokësor të pothuajse të gjitha vendeve për shkak të përhapjes së koronavirusit.  

Zyrtarët e kompanisë kanë theksuar se ndikimi shkatërrues i pandemisë në industrinë e linjave ajrore do të thotë një rënie e numrit të shërbimeve tregtare.

- Advertisment -

Lexoni