Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Janë dy vende në botë ku nuk mund të pini Coca-Cola
Pavarësisht se ku udhëtoni, është e imagjinueshme se ju do të kërkoni një pije freskuese dhe shpesh zgjedhja e juaj do të jetë të shijoni një Coca-Cola. Ndërsa kjo pije e gazuar shitet praktikisht kudo, ajo ende nuk ka arritur (zyrtarisht) të shkojë në Korenë e Veriut ose Kubë, sipas BBC-së kjo ka ndodhur për shkak se këto vende janë nën embargot e tregtisë afatgjata të SHBA-së.

Nga përvojat e tyre, njerëzit kanë treguar se kur kanë insistuar të pinë një Coca-Cola në këto dy vende, janë detyruar të paguajnë shumë shtrenjtë sepse dilerët i sigurojnë këto pije përmes rrugëve ilegale duke i importuar ato nga Kina për në Kore të Veriut apo nga Meksiko për në Kubë.
Coca-Cola, e njohur edhe si Coke, është një pije joalkoolike e gazuar. Emri i kësaj pije buron nga dy përbërësit origjinal të saj: gjethet koka dhe arrat kola (që në fakt janë burim kafeine). Formula aktuale e Coca-Cola mbetet sekrete, ndonëse janë publikuar një numër i madh i recetave dhe rikrijimeve eksperimentale.