
Kushtet e motit pamundësojnë lansimin e raketës së NASA-s dhe SpaceX
Lëshimi i cilësuar si historik i një rakete të NASA-s dhe kompanisë private Space-X është shtyrë për shkak të kushteve jo të mira të motit. Lëshimi i radhës është paralajmëruar se mund të ndodhë më 30 maj.
Nisja e raketës drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u vendos të shtyhet, për shkak se në momentet e fundit moti ishte me stuhi dhe vetëtima.
Ky do të ishte fluturimi i parë pas nëntë vitesh i NASA-s në hapësirë.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence ishin të pranishëm në bazën në Florida, për të parë aktin e nisjes.

Kurse brenda raketës ishin dy astronautë të NASA-s, koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe kolonelit të Forcave Ajrore, Bob Behnken.
Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, është e para raketë private që dërgon njerëz në hapësirë.