Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Produktet e kozmetikës që duhet ruajtur në frigorifer
Gjatë ditëve të nxehta verore, ftohësi apo frigoriferi, nuk shërben vetëm për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve freskuese. Shumë femra ndoshta nuk e çojnë në mend se në frigorifer mund të ruajnë produktet e tyre kozmetike më të dashura.
Disa prej këtyre produkteve nuk përmbajnë konservues për parandalimin e zhvillimit të baktereve, prandaj ruajtja në frigorifer është mëse e domosdoshme pasi i mbron nga oksidimi dhe rrit efikasitetin e tyre.
Këto, janë disa nga produktet kozmetike që preferohet të ruhen në frigorifer gjatë ditëve të ngrohta:
1.Kremi i zonës së syve
2.Vajërat esencialë natyralë si vaji i arrës së kokit, bajameve, vaji i kastorit etj.

3.Manikyri
4.Rimeli
5.Buzëkuqi dhe zbutësi i buzëve
6.Kremi kundër diellit
7.Toniku i fytyrës