Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Qeveria do t’i mbyllë dy karantinat në Kosovë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që t’i mbyllë qendrat e karantinës, të hapura për izolimin 14 ditor të personave që vinin në Kosovë nga vendet tjera në përpjekje të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Bëhet fjalë për Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe Qendrën për të huaj në Vranidoll.
“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, tash e tutje, do të obligohen të vetizolohen për 14 ditë rresht, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.
Në arsyetim të vendimit thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake sipas konstatimeve të IKShPK-së dhe zyrës së OBSh-së në Kosovë.