Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Sot, një rast me Covid-19 në Kosovë
Shtatë të shëruar dhe një rast me Covid-19, është bilanci i ditës së sotme i prezantuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ndërkohë, është konfirmuar se janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë.
Kurse me 7 pacientë e shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.
Që nga 08 shkurti, Në Kosovë janë testuar 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK, thonë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.