Wednesday, January 19, 2022

Von Cramon i drejtohet Thaçit: Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka qortuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin pas deklaratës së këtij të fundit se nuk do të merrte pjesë në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi të Twitter, ajo ka shkruar se “një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, s’është zgjidhje personale”.

Miroslav Lajçak, ka nënvizuar ajo, ka dëshmuar se është duke punuar në negociata të orientuara kah rezultati.

“Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, shtroi dilemën ajo. 

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.  

Thaçi insiston që dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga SHBA-ja, përderisa kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja janë të pazëvendësueshme dhe nuk mund të përjashtojnë njëra tjetrën.

- Advertisment -

Lexoni