
Grenell: Mezi pres të punoj me njerëzit në Kosovë dhe qeverinë
I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Në një komunikatë për media Grenell thotë se “mezi pret të vazhdojë punën me Kosovën”.
“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës”, thuhet në qëndrimin e Grenell –
“Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.