Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Hoti nga pozita e mandatarit për kryeministër: Askush nuk ka humbur
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për pozitën e kryeministrit, Avdullah Hoti ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
“Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”, theksoi ai.
“Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, ka nënvizuar mandatari i ardhshëm për pozitën e kryeministrit.