Katër raste të reja më Covid-19
Kosova ka regjistruar edhe katër raste të reja me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kumtuar se janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive. Kurse katër rastet e konfirmuara pozitive vijnë nga
komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.
Po sot, është konfirmuar se janë shëruar 19 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 820 raste.
Nga 14.324 testimet e kryera deri më sot, me koronavirus janë konfirmuar 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.