Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Kurti: Qeveria nuk i nënshtrohet këtij presidenti helaq
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar presidentin e Kosovës si një politikan “helaq” i cili sipas Kurtit, nuk po e kupton që “koha e tij ka mbaruar”.
“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Reagimi i Kurtit, pason akuzat e shumta që presidenti Hashim Thaçi ia adresoi atij dhe krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, ka shkruar Kurti.
“Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq”, ka nënvizuar kryeministri në detyrë.