Mustafa: Vendimi i Kushtetueses ka dëshmuar se drejtësia po funksionon
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dëshmuar se drejtësia në Kosovë po funksionon, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Këto komente, ai i bëri për RTV Dukagjini. Mustafa tha se LDK ka respektuar gjithmonë Kushtetuesen dhe u bëri thirrje edhe partive tjera që ta respektojnë atë.
“Jam i bindur që ky vendim do të respektohet nga të gjithë”, tha Mustafa.
Ai tha se Kuvendi do të mblidhet që të votojë qeverinë e re, ngase askush nuk ka të drejtë ta pengojë këtë institucion në punën e vet.
Gjykata Kushtetuese ka lëshuar njoftimin në lidhje me aktgjykimin për dekretin e presidentit, duke i dhënë të drejtë formimit të qeverisë së re, sipas dekretit të presidentit, dhe jo mbajtjes së zgjedhjeve siç ka kërkuar Vetëvendosje.