Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Rëndësia e hekurit për organizmin
Hekuri është esencial për shëndetin dhe funksionimin e duhur të organizmit. Hekuri mbron trupin nga radikalet e lira, është shumë i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe shëndetin e mëlçisë. Sasia e rekomanduar e hekurit për persona të rritur është 10 mg për meshkuj dhe 15 mg për femra.
Hekuri gjendet në burime bimore dhe shtazore. Ai që merret nga burimet shtazore njihet si hekuri heme dhe është më i lehtë për t’u absorbuar nga trupi ndërsa hekuri jo-heme gjendet në burimet bimore.
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin dhe funksionimin normal të organizmit. Niveli i ulët i hekurit shkakton anemi, e cila përcillet me simptoma si: energji e ulët, rrahje të shpeshta të zemrës, lodhje, dobësi, dhimbje koke, probleme me frymëmarrje, presion të ulët të gjakut, ndryshme tek thonjtë dhe flokë të brishtë.
Disa prej ushqimeve më të pasura me hekur të cilat ndihmojnë në ngritjen e nivelit të hekurit në organizëm janë: panxhari, dredhëzat, brokoli, fasulet, frutat e thata, arrat, farat e kungullit, bizelet, domatet, hurmat e thata, bananet, molla, kajsia, rrushi, boronicat, mishi, midhjet, ulliri i zi, drithërat, vezët dhe çokollata e zezë.