
SHBA kërkon që të respektohet vendimi i Kushtetueses
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike në Kosovë që të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Kjo thirrje, pason vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Ky dekret i Thaçit, ishte kundërshtuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk e ka përjashtuar as mundësinë e protestave.
“Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e SHBA-së, të transmetuar përmes Ambasadës Amerikane.