Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Vetëvendosje kërkon zgjedhje
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një “provë për protestë” në kushte pandemie. Ky organizim u zhvillua në qendër të Prishtinës, duke mbajtur distancën mes njerëzve dhe me masa mbrojtëse. Kërkesa kryesore e të tubuarve ishte që vendi të shkojë në zgjedhje, duke kundërshtuar opsionin e formimit të qeverisë së re, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Presidenti i Kosovës e ka cilësuar këtë organizim si një rast të paprecedent në botë, që një parti në pushtet ndërmerr organizime të tilla, siç i ka quajtur ai “fëmjërore”.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se ka marrë kërkesën për tubim dhe e ka aprovuar atë.

Ky “test” i Vetëvendosjes, nga partitë tjera politike po shihet si presion mbi Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet të dalë me aktgjykimin në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Qasja e Vetëvendosjes është që dekreti i presidentit është jokushtetues dhe beson se pas mocionit të mosbesimit të votuar ndaj qeverisë Kurti më 25 mars, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë me aktgjykimin rreth caktimit të mandatarit pas mocionit të mosbesimit, gjatë dy ditëve të ardhshme.
Përderisa LDK po pret që aktgjykimi të jetë në favor të presidentit Thaçi në mënyrë që të vjen në shprehje nisja e procedurës për formimin e qeverisë me në krye zyrtarin e kësaj partie, Avdullah Hoti, në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje pret që ky dekret të rrëzohet dhe t’u hapet rrugë zgjedhjeve të reja në vend.