Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Bebe Rexha zbulon se prindërit e saj ishin prekur nga koronavirusi
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka zbuluar gjatë një interviste me Nate Burleson, se prindërit e saj ishin prekur nga koronavirusi.
“Ata u prekën nga koronavirusi dhe u sëmurën shumë për tre javë dhe unë u shqetësova shumë,” tha ajo.
Bebe, e cila jeton në Los Angelos, deshi që të udhëtonte për New York për të qenë me ta.
“Unë po mendoja t’i jepja makinës deri atje … të kujdesesha për ta ..Por ata ishin tejet të vendosur që unë dhe vëllai të mos shkonim, por më në fund ata u bënë më mirë. Më në fund ata mund të shijojnë përsëri ushqimin. Unë jam vërtet mirënjohëse“, tha këngëtarja nga Dibra.