Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Britanikët paguajnë mbi 300 paund USB-të që i “mbrojnë” nga teknologjia 5G
Një pajisje e cila kushtonte më se 300 paund vinte me premtimin se do të mbronte familjet britanike nga rreziqet e teknologjisë 5G, duke përdorur teknologjinë kuantike. Por, shtrohet pyetja a funksionon? – Sigurisht që jo.

Në Britani lansimi i rrjeteve celulare 5G, nisi verën e kaluar dhe ende nuk ka depërtuar jashtë zonave urbane. Por, vendi është pushtuar nga një industri e cila ofron mbrojtje nga efektet e supozuara negative në shëndetin e njeriut edhe pse janë hedhur poshtë e demistifikuar nga autoritetet rregullatore e shkencëtarët.
5GbioShield është pajisje e cila duhet t’i mbrojë njerëzit nga teknologjia 5G me një “shtresë holografike” e cila balancon dhe harmonizon frekuencat e dëmshme dhe eliminon radioaktivitetin.

Secila prej këtyre USB-ve kushton 339 paund e madje ka një ofertë për tre prej tyre me çmim prej 958 paund. Në pamje të parë është një USB me 128MB memorie.
Një USB e tillë identifike në Kinë me veshje prej kristali kushton 5 paund. Dy ekspertë në Britani vendosën të çmontonin USB për të parë çfarë e bën kaq të veçantë dhe gjetën një qark, një dritë LED si çdo USB tjetër.
Në fund është një USB 5 paund që shitet për 300 paund dhe që shfrytëzon frikën, maninë dhe konspiracionet e përhapura rreth teknologjisë 5G për të zhvatur njerëzit duke tejkaluar të gjitha kufijtë e imagjinatës. /PCWorld Albanian/