Edhe 23 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Edhe 23 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në Shqipëri, prej të cilave, 12 raste janë në Tiranë. Numri total i të infektuarve tashmë ka shkuar në 1099, ku 215 janë aktivë.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë.
“Prej tyre 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku janë testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë’, tha ajo.